19 Prill, 2021

Pasi fitoi statusin e një miliardereje, Kim Kardashian blen gjerdanin që kushton sa një shtëpi luksoze


Kim Kardashian ndau një imazh të ri në Instagram, ku tregon gjerdanin me  diamante verbuese, të bërë me porosi.

kim kardashian (2)

Thuhet se gjerdani i saj arrin vlerën 150 mijë dollarë, aq sa ç’është vlera e një shtëpie luksoze, raporton “US Weekly”.

kim kardashian (3)

Më parë është thënë se Kim ishte zotuar të mos postonte bizhuteritë e saj në mediat sociale, pasi u bë shënjestër e grabitësve në Paris në 2016-ën.

kim kardashian (9)

Kim u kërcënua me armë në dhomën e saj të hotelit gjatë një grabitjeje, ku pa hajdutët duke i vjedhur xhevahire me vlerë 10.5 milionë dollarë.

kim kardashian (7)

Pak ditë më parë ajo u cilësua nga “Forbes” zyrtarisht si miliardere. Media e njohur ka raportuar se tashmë pasuria e Kim ka arritur në 1 miliardë dollarë pas suksesit me “KKW Beauty” dhe “Skims”.

kim kardashian (4)

Sipas “Forbes”, Kim ka fitime edhe nga “Keeping Up With The kardashians”, kontrata dhe investime të tjera. Pasuria e saj u shtua pasi ajo shiti 20% të aksioneve të “KKW Beauty” për 200 milionë dollarë në 2020.

kim kardashian (1)

Kim nisi biznesin me “KKW Beauty” më 2017 pasi pa suksesin e kompanisë kozmetike të motrës Kylie Jenner, “Kylie Cosmetics”. Ajo krijoi kompaninë e veshjeve “Skims” më 2019 dhe vazhdoi me linjat e reja edhe gjatë pandemisë.

kim kardashian (5)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al