2 Dhjetor, 2021

Pasi fitoi betejën me kancerin e gjirit dhe hoqi vezoret për … aktorja në “luftë” me sklerozën e shumëfishtë: Gjeni forcën për të ngritur kokën lart, edhe pse …


Aktorja e njohur amerikane, Christina Applegate festoi 50-vjetorin e lindjes mes betejës më sklerozën e shumëfishtë (skleroza multiple).

Christina Applegate

Aktorja e “Dead to Me” shkroi në një postim në Twitter se po përpiqet të gjejë forcën “kudo që mundet”, ndërsa inspiroi njerëzit e tjerë “që të gjejnë forcën për të ngritur kokën lart”.

“Po, sot mbusha 50-vjeçe. Jam me sklerozë multiple, ka qenë e vështirë. Ju dërgoj shumë dashuri të gjithëve ju. Shume prej jush janë të lënduar dhe mendimet e mia janë me ju. le të gjejmë forcë për të ngritur kokën lart, e imja aktualisht është në jastëk, por unë po përpiqem”, shkroi ajo.

Christina Applegate1

Applegate zbuloi se vuante nga sëmundja e sklerozës së shumëfishtë në gusht, disa muaj pas diagnostikimit.

“Ka qenë një udhëtim i çuditshëm. Por kam pasur mbështetjen e kaq shumë njerëzve. Ka qenë një rrugë e vështirë. Por siç e dimë të gjithë, rruga vazhdon. Nëse ndonjë budalla nuk na bllokon atë”, u shpreh aktorja në atë kohë.

Christina Applegate2

MS është një sëmundje e sistemit nervor qendror që dëmton komunikimin midis trurit dhe pjesëve të tjera të trupit, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit (NIH).

Është e paqartë se çfarë e shkakton tek njerëzit sklerozën e shumëfishtë, por “përparimi dhe simptomat specifike të saj” nuk mund të parashikohen tek asnjë pacient.

Simptomat e zakonshme të MS përfshijnë problemet e shikimit, ndjesi mpirjeje, shpimi. Disa pacientë gjithashtu përjetojnë dhimbje, vështirësi në të folur, dridhje, marramendje dhe depresion.

Christina Applegate4

Aktualisht nuk ka kurë për MS, shpjegon NIH, megjithëse trajtimi mund të qetësojë dhimbjet.

Gati një milion amerikanë jetojnë me këtë sëmundje, raporton NMSS. Fatkeqësisht, kjo nuk është hera e parë që Applegate përballet me një sëmundje kërcënuese për jetën.

Christina Applegate5

Në vitin 2008, ajo u diagnostikua me kancer gjiri dhe më vonë iu nënshtrua një mastektomie të dyfishtë. Në vitin 2017, ajo zgjodhi të hiqte vezoret dhe tubat fallopian si masë paraprake kundër kancerit të vezoreve.

Tani aktorja është e përqendruar të ecë përpara, si edhe rë ndihmojë sa më shumë njerëz që të mundet.

/Panoramaplus.al

Christina Applegate3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al