20 Janar, 2021

Pasi e anuluan dy herë, a do të bëjnë dasmë Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez?


Alex Rodriguez është gati të martohet me Jenifer Lopez sa më parë të jetë e mundur!

alex rodriguez, jennifer lopez (2)

Gjatë një interviste tek “The Tonight Show” me Jimmy Fallon, ish-atleti i “New York Yankees” zbuloi planet e tyre për martesë, shkruan “Daily Mail”.

alex rodriguez, jennifer lopez (7)

Jimmy Fallon pyeti qartë: “Jemi në 2021-in, a mendoni se më në fund do të martoheni? Çfarë mendoni?

Kësaj pyetjeje, biznesmeni iu përgjigj: “Ju e dini që u përpoqëm dy herë në 2020-ën. Dhe në të dyja herët pengesë u bë COVID-19. Thonë “e treta e vërteta”, kështu që le të shpresojmë të ndodhë ajo që duam të dëgjojmë”.

alex rodriguez, jennifer lopez (3)

Ata fillimisht planifikuan të martoheshin në Itali në vitin 2020, pas propozimit të Alekx-it në mars 2019.

Gjatë një interviste të fundit me “Elle”, Jennifer foli për planet e tyre për dasmë, duke thënë se pasi e anuluan dy herë, nuk kanë bërë më asnjë plan.

alex rodriguez, jennifer lopez (4)

Ne e shtymë dasmën dy herë. Ne kishim planifikuar atë që vërtet dëshironim të bënim. Nuk e di nëse do të jemi në gjendje ta rikrijojmë atë. Ne e anuluam dhe që nga ajo kohë nuk kemi folur për të.”

alex rodriguez, jennifer lopez (1)

Ajo më pas shtoi: “Nuk e kemi me nxitim. Ne duam ta bëjmë si duhet kur të mundemi. Duhet vetëm të presim për të parë se çfarë do ndodhë me botën.”

alex rodriguez, jennifer lopez (5)

Ndërkohë, Lopez pritet të performojë në inaugurimin presidencial të Joe Biden sot në Washington. D.C. Jennifer gjithashtu do të bashkohet me Lady Gaga, për të kënduar himnin kombëtar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al