25 Korrik, 2019

Pasi dështoi në lidhjet e saj me 220 burra, 49-vjeçarja kërkon që të martohet me qenin


Pasi dështoi në lidhjet e saj me 220 burra, një ish-modele ka kërkuar që të martohet me qenin e saj 6-vjeçar.

49-vjeçarja, Elizabeth Hoad është shprehur se askush nuk mund ta bëjë më të lumtur se qeni i saj besnik, Logan.

Sipas “The Sun”, Elizabth nga Berkshire ka qenë dy herë e fejuar por nuk u martua asnjëherë. “Kam patur 220 lidhje përgjatë tetë viteve, e të gjitha kanë qenë një katastrofë”, është shprehur ajo.

Ndërkohë Hoad shpreson të bindë kishën katolike që të kryejë këtë martesë. Ajo do të lidhë martesë para 20 të ftuarve ku do të vendosë unazë ndërsa qeni i saj do t’i vendosë një kapelë në mënyrë simbolike.

“Mendova se do të ishte një ide e mirë të martohesha me Loganin. Ai kurrë nuk më ka braktisur dhe ne e duam njëri-tjetrin. Kjo është mënyra ime për të thënë se do të jemi bashkë përgjithmonë”, është shprehur modelja.

Këtë vendim, 49-vjeçarja e ka marrë pasi ka lexuar në internet se disa persona janë martuar me kafshët e tyre shtëpiake.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al