6 Korrik, 2020

“Pas zhgënjimit, deklaratë me pullë të kuqe për organin e saj seksual”- Xhesika Ndoja ndahet edhe nga i dashuri i fundit sekret


Xhesika Ndoja, e cila krahas muzikës tashmë i është futur edhe biznesit, nëpërmjet një mesazhi të koduar në rrjetet sociale ka lënë të kuptohet se tashmë është ndarë edhe nga i dashuri i fundit që preferoi ta mbante sekret.

Xhesika, e cila nuk ndalon së realizuari edhe foto të reja, siç ishin ato “hot” në periudhë izolimi nga koronavirusi, me anë të një poze ku shfaqet me të brendshme ka bërë dhe një status pothuaj me pullë të kuqe, referuar organit të saj gjenital: “Më mirë e mbaj vetë, sesa me ua besu të tjerëve”, duke vendosur emojin e pjeshkës, që dihet çfarë simbolizon në zhargonin e rrugës.

Xhesika theu karantinën për të realizuar një set fotosh seksi me të brendshme, ndërkohë që ka ngjallur shumë komente mes ndjekësve, të cilët janë suprizuar nga deklarata e saj, pasi e kanë përkthyer si vendim për të hequr dorë nga seksi dhe marrëdhëniet që s’të çojnë askund.

Në foton e postuar bien në sy tatuazhet, siç është shprehja që ka gdhendur në trup: “Një libër është një histori për mendjen. Një këngë është një histori për shpirtin” dhe një trëndafil i madh në pjesën e kofshës. Në fotot e saj, Xhesika shfaq anën e saj ekstravagante, ndryshe nga disa kohë më parë, ku realizoi një set pozash sensuale në stilin e sekssimbolit amerikan të viteve ’50, Marilyn Monroe.

Fotot e mëparshmë të realizuara në Prizren nga Senad Hallaqi u paraprininë projekteve të reja muzikore të saj, njërin prej të cilëve sapo e ka publikuar, klipi me titullin “Dashni”. Ky projekt i ri erdhi pasi realizoi setin transgresiv, që i parapriu projektit me titullin “69”. Në një nga momentet e klipit të mëparshëm, ajo shfaqej e ulur në një shtrat martesor, por në vend të ndonjë mashkulli, pranë saj shiheshin dy femra me veshje seksi.

Vetë Xhesika me stilin e saj dukej si një aktore e kinemasë për të rritur, nëse i referohemi edhe konteksit të titullit të këngës “69”, një nga stilet e Kamasutrës. Kështu, Xhesika kishte vendosur të eksperimentonte me këto stile në biznesin e muzikës, duke i sjellë një nga një në projektet e saj të nxehta. Por me klipin e ri “Dashni” ndodhi ndryshe.

Dy vite pas ndarjes së dhimbshme nga i dashuri pasanik, u fol se asaj i ishte rikthyer sërish besimi në dashuri. U tha se Xhesika kishte nisur një histori të re që i dedikoi këtë këngë, histori që këtë herë e mbajti sekret. Kjo histori ka zgjatur pak dhe Xhesika e prezanton sërish veten single.

Kujtojmë që emri më i komentuar në tregun muzikor jo vetëm për fotot hot në rrjetet sociale, por edhe për propozimet që ka marrë nga njerëz të rëndësishëm, u bë e njohur me klipin me titull “Kamasutra” dhe më pas me duetin “Shoqe bitch” me Kallashin. Para ca kohësh, ajo u komentua në portale për faktin se bëri një postim në “Instastory”, ndërsa ishte duke numëruar tufat me euro.

Nuk munguan komentuesit me pyetjet e tyre se si i siguronte gjithë ato para. Për të gjithë kureshtarët, Xhesika kishte një sqarim ironik se, në fakt po numëronte kartëmonedhat euro për t’ia dhënë borxh deputetit, nisur nga një histori e vjetër ku u përfol në media për propozimin që i kishte bërë një deputet i Kuvendit.

Sa i përket historisë që mori fund para dy vitesh, ajo ishte një histori që sipas mediave zgjati sa një muaj mjalti. Vetë Xhesika nuk dha asnjë intervistë apo detaj se ku ishte njohur me personin në fjalë, të cilin e prezantoi edhe me fytyrë në rrjetet sociale, por jo me emër. Nuk dihej nëse kjo lidhje dashurie ishte dhe arsyeja e vendosjes së saj në Vjenë në atë periudhë, nga ku postonte shpesh foto duke u argëtuar me partnerin.

Vetëm pak ditë pasi ajo postoi fotot nga festa e ditëlindjes së saj (një festë surprizë nga i dashuri), u pa se gjërat ndryshuan mes tyre. Xhesika i fshiu të gjitha fotot, duke zhdukur çdo gjurmë në “Instagram” dhe “Facebook” me të, veprim që la të kuptohej se “dashuria e zjarrtë” mes tyre kishte marrë fund. Nuk dihej nëse xhelozia apo ndonjë konflikt mes tyre e çoi marrëdhënien drejt fundit, pasi Xhesika nga ana e saj dukej që kishte gjetur të dashurin ideal, me të cilin madje po bënte plane të kalonte jetën.

Fotot e fundit me partnerin ishin në ditëlindjen e saj, ku ajo shfaqej duke u puthur në buzë dhe e rrethuar me lule e dhurata nga i dashuri. Këngëtarja në atë kohë iu dedikua vetëm lidhjes, por më pas vendosi të merrej me biznesin.

Në klipin e ri “Dashni”, ajo shfaqej e veshur deri në grykë, duke u prezantuar serioze këtë herë, edhe pse jemi në kulmin e verës. Nuk dihet se kush është djali që e ka zhgjënjyer, pasi për shkak të izolimit nga pandemia, edhe daljet i ka pasur të kufizuara.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al