13 Qershor, 2018

Pas skandalit me DWTS, Almeda Abazi merr vendimin e papritur


Almeda Abazi ka qenë këto ditët e fundit në qendër të vëmendjes, pas reagimit ët saj kundrejt produksionit të “Dancing With The Stars”, e cila u ankua se faturat shtesë të hotelit nuk i janë paguar. I menjëhershëm që reagimi i produksionit të DWTS, të cilët bënë publike faturat e majme që kishin paguar për moderatioren këto muaj.

Ata e akuzuan Almedën për mashtrim dhe kjo i përkeqësoi gjërat ndërmjet dy palëve.

Pasi u largua nga Shqipëria e zhgënjyer, Almeda ka publikuar videon e xhiruar në Shqipëri së bashku me bashkëshortin e saj, aktorin turk, Tolgahan.

Por bukuroshja ka marrë një masë le të themi drastike, pasi në postimet e fundit shumë nga ndjekësit e saj shpërthyen në ofendime dhe tani asnjë nuk ka shans ta bëjë këtë gjë sepse Almeda ka vendosur të mbyllë komentet në pamjet e fundit që ka postuar në “Instagram”.

 

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al