1 Dhjetor, 2022

Pas shumë vitesh mungesë, rikthehet “Produkt 28”? Fabian Basha rrëfen raportet që ruan me Turin dhe Albanin: Kemi qarë hallet…


Të gjithë e mbajnë mend grupin e njohur “Produkt 28” dhe hitet e tyre si “Inati” apo “Si pemë”.

Turjan Hysko, Fabian Basha dhe Alban Kondi ishin tre djemtë e famshëm të grupit. Prej shumë vitesh askush nuk dëgjoi më këngë prej tyre dhe djemtë vazhduan duke ndjekur gjithsecili karrierën e tij.

Së fundmi është bërë e ditur djemtë do t;i rikthrhen muzikës por jo së bashku. Alban Kondi dhe Fabian Basha do të jenë pjesëmarrës në Festivalin e Këngës dhe këtë gjë e ka bërë të ditur ky i fundit teksa ishte e i ftuar tek  “Abc-ja e Mëngjesit”.

Fabiani rrëfeu kohën kur ata punonin në grup dhe çfarë miqësie ruajnë me njëri- tjetrin sot.

“Me Albanin hapëm studion e re, e rimodeluam sërish. Ndërsa Turi vjen pi ndonjë birrë. Jemi të dy konkurentë në skenë. Nuk ka ego se ne kemi ndarë të njëjtën skenë për 20 vite.

Kam 10 vite pa dalë në skenë. Kam kënduar në dush normal. Më ka marrë malli të shikojë publikun në sy. Të shijojë skenën. Unë jam i frikësuar edhe sot. Nuk besoj që ka performues në planet që nuk ka emocione. Ka dy breza që mua nuk më njohin fare. Në fund të fundit, për mua me rëndësi është si do të pritet. Mendoj që aq njerëz sa përfshihen në emocion, aq shumë do e shijojnë.

I pari që vendosi për Festivalin e Këngës, isha unë. Ndërsa Albani më vonë tha po e provoj dhe unë. Ndërsa Turi mesa duket nuk kishte një këngë gati.

Ka qenë energjia, ne ishim shokë në studio. Punonim mes 4 mureve, lidhja mes njëri-tjetrit ka bërë që të sjellim edhe këto këngë. Po kemi fjetur bashkë, mblidheshim nga shtëpia ime, ose e Turit. Qanim hallet me njëri-tjetrit. Me Albanin ndajmë edhe studion, takohemi ditë për ditë. Ndërsa me Turin varet edhe angazhimet. Nëse nuk do të riktheheshim më si grup, do të ishte faji i kohës”, –tregoi Fabiani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al