13 Shtator, 2018

Pas shkarkimit nga puna, zbulohet lidhja e spikeres Greta Hoxha me kolegun e televizionit


As dy muaj pas shkarkimit nga televizioni “Zjarr Tv”, zbulohet lidhja e Greta Hoxhës me kolegun, Kristin, një nga teknikët e kësaj mediaje. Spikerja, e cila u bë e njohur pas daljes në këtë televizion duke dhënë lajmet me dekoltenë zbuluar, u shkarkua nga puna në mes të muajit korrik, një lajm i konfirmuar nga vetë pronari i këtij televizioni, Ismet Drishti.

Vetë Greta s’u prononcua për ndërprerjen e marrëdhënies së punës me televizionin ku punonte këto vite, por vendosi të largohej për pushime jashtë vendit, pikërisht në ishullin Santorini të Greqisë. Tashmë, me rikthimin në Tiranë, edhe pse nuk ka të reja sa i takon fillimit të punës në ndonjë televizion tjetër, vetë Greta ka vendosur të jetë më e hapur sa i takon jetës sentimentale. Ajo ka postuar foto e video me djalin që komentohet si i dashuri i saj, të cilin thuhet se e ka njohur gjatë kohës që punonte në “Zjarr TV”.

“Veshja më e bukur është përqafimi i personit që do!”, apo “Ai i adhuron barby-t”, janë dy diçiturat ku Greta u prezanton ndjekësve djalin në krah. Nuk dihet kur ka nisur ekzaktësisht kjo histori me kolegun, por tashmë lidhja e tyre është në ditët e saj më të mira. Shpesh Greta poston dhe video nga udhëtimet e tyre me makinë, ku shfaqet shumë e lumtur. Përveç urimeve nga miqtë, ka prej tyre që e pyesin edhe për arsyen e largimit nga ekrani, por që ajo ka preferuar të heshtë. Ndërsa pronari i këtij televizioni, Ismet Drishti, u shpreh se bashkëpunimi me Hoxhën ishte mbyllur pas një “mosdakordësie”, duke mos dhënë shumë detaje për të ruajtuar privatësinë e gazetares.

Greta punoi këto vitet e fundit në këtë televizion ku përveç spikeres moderonte emisionin politik “360 gradë”, ku intervistonte politikanë, para të cilëve shfaqej me të njëjtin kod veshjeje, pra, me gjoks zbuluar. E prezantuar në media si modele, juriste dhe gazetare, ajo e ka shprehur që ambicia e saj kryesore mbetet televizioni, ndaj me shumë gjasa mund ta shohim në një tjetër ekran sezonin e ri.

Shpesh, ajo ka folur për oferta nga producentë të huaj, për të cilat është shprehur për “Panorama Plus”: “Oferta sigurisht që kam pasur. Tunduese nuk do të thotë vetëm paga, por kushtet e punës. Sukses nuk do të thotë karrierë, lekë dhe famë. Sukses do të thotë të zgjohesh në mëngjes e lumtur sepse ke një motiv”.

Ndërsa për ritmin e punës në televizion citohet të ketë thënë: “Televizioni lidhet me atë që unë dashuroj. Pra, gjithë ambicia ime ka të bëjë me televizionin. Sigurisht që plot anë pozitive ka, pasi ne gëzojmë atë statusin e ‘të privilegjuarit’, ku na duhet të mos shpenzojmë lekë, sepse shumë shërbime i marrim falas. Sigurisht që ka pak anë negative, por ato nuk është se vihen re”.

Sa për gjoksin në formë që e nxjerr në ekran dhe linjat që i ekspozon me bikini ajo thotë: “Në fakt, mendoj se një fizik i mirë është i trashëguar. Unë edhe ushtrohem në palestër, por ajo tonifikon, nuk është se rregullon gjymtyrë të shtrembëra. Shkoj vetëm 3 herë në javë dhe tashmë gëzoj shtatë kilogramë më shumë. Për shumë femra pas të 20-ave fillojnë problemet e mbipeshës, celulitit, strijave, etj.. Unë nuk kam asnjë nga këto, por e sigurt se do i kem një ditë. Por e rëndësishme është që ta duam trupin tonë dhe të ndihemi rehat me të”.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al