28 Qershor, 2022

Pas problemeve shëndetësore, aktorja e njohur turke njofton se do të rikthehet me dy projekte të mëdha


Pasi ndërpreu karrierën e saj të aktrimit, aktorja e njohur turke Neslihan Atagül është rikthyer me disa projekte të mëdha. E njohur për rolin e saj fitues të çmimit Emmy, Kara Sevda, Atagül u shfaq në rrjetet sociale për të njoftuar fansat e saj se pas problemeve të saj shëndetësore, ajo po kthehet në punë.

Krahas informimit se është rikuperuar, aktorja do ta ndaj ekranin me bashkëshortin e saj, Kadir Doğulu. Një nga filmat për të cilin ajo do të punojë është një ribërje e filmit të vitit 1986 Aaahh Belinda.

Atagül po punon gjithashtu për “At the end of the night”, një përshtatje e romanit të Peride Celal , botuar në vitin 1963. Në serial, Neslihan do t’i japë jetë Macide, një grua që i kthen shpinën dashurisë dhe përpiqet të krijojë një jetë të re për veten dhe djalin e saj. Neslihan dhe Kadir do të jenë të dy në film.

Edhe pse Neslihan kaloi një vit të vështirë dhe problemet e saj shëndetësore paralizuan të gjitha angazhimet e saj profesionale, superylli arriti të shërohej.

“Është koha t’i them lamtumirë Naresë sime të dashur, gruas që ndjej thellë kur aktroj. Edhe pse e tolerova situatën, trupi im nuk e toleroi, ndaj më duhet të pushoj pak”, tregoi ajo në atë kohë. Tani ajo është rikthyer më e fortë se kurrë dhe gati për të argëtuar të gjithë fansat e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al