26 Nëntor, 2022

Pas performancës së saj në Dancing With The Stars, Sarës ia knaq shpirtin mesazhi i gjyshes së Ledrit: Sa me elegancë e luan këtë valle o bukuroshja e Madhes, të dua shumë


Sara Hoxha po vazhdon të jetë pjesë e spektaklit të vallëImit “Dancing With The Stars”.

Sara Hoxha: Në 'Dancing With the Stars' unë pres të fitoj | Gazeta LajmPartnerja e Ledri Vules, ja ka marrë dorën vallëzimit dhe po ecë shumë mirë në garë, madje po merr kritika pozitive nga juria. Gjyshja e Ledrit, zonja Nexhmie, e cila e admiron nusen e nipit të saj të dashur, pas vallëzimit të valles së Rugovës ka shprehur gjithë pëlqimin e saj.

Sara dhe partner i saj në kërcim, dhuruan një tango nën tingujt e këngës së Ledri Vulës në një mbrëmje të spektaklit. Për blogeren kjo mbrëmje ishte shumë e veçantë. Kënga ‘Shko’ me të cilën performoi Sara, na rikthen pas në ‘Top Fest’ 2015 ku artisti fitoi kupën.

Pas performancës, Sara u shpreh se kjo natë ishte shumë e veçantë për të pasi ia dedikonte partnerit të saj. “Për mua është shumë e veçantë të performoj këngën e Ledrit. Këtë natë dua t’ia përkushtoj Ledrit”- tha ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al