21 Janar, 2020

Pas ndarjes nga biznesmeni saudit, Rihanna në krah të ish të dashurit Drake


Rihanna është ndarë sërish nga i dashuri i saj biznesmen, Hassan Jameel.

Dhe pas thashethemeve për ndarjen e saj, këngëtarja është kapur në krah të ish të dashurit Drake.

Gjatë fundjavës ata u filmuan në audiencën e “2020 Yams Day” në Barclays Center.

Megjithëse raportohet se nuk ka asgjë mes tyre, përveç faktit që po qëndronin bashkë fansat u surprizuan pasi mendonin se Drake dhe Rihana nuk ishin më miq.

“Nuk jemi miq por as nuk kemi armiq,”– tha Rihanna referuar Drake gjatë një interviste në vitin 2018.

 


Pastaj, ditë pas publikimit të intervistës, Drake e hoqi Rihannën nga Instagram.

Tani është e paqartë nëse janë pajtuar më njëri-tjetrin, po ish-çifti u pa bashkë vetëm disa ditë pasi filluan thashethemet se Rihanna është ndarë nga biznesmeni saudit pas 3 vitesh së bashku.

Megjithatë këngëtarja ende nuk ka konfirmuar statusin e marrëdhënies së saj.

Rihanna and Hassan Jameel

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al