5 Shtator, 2018

Pas ndarjes me Morena Tarakun, miliarderi iranian vjen në Shqipëri dhe dëgjon këtë këngë shqip (VIDEO)


Pak kohë më parë lidhja dhe ndarja e këngëtares Morena Taraku me miliarderin iranian, Sasha Sobhani bëri bujë të madhe në media.

Që kur u mor vesh për lidhjen e Morenës me Sashën, ky i fundit u bë menjëherë mjaft i njohur në Shqipëri. Pas ndarjes me këngëtaren, shumë fansa shqiptarë i kërkon atij që të vinte në Shqipëri.

Mesa duket Sasha ua ka plotësuar dëshirën, pasi ai ndodhet në Shqipëri. Ai ka publikuar disa video në “Instastory” ku tregon se ndodhet në Tiranë dhe se po dëgjon muzikë shqiptare, këngën “Dashni me raki” nga Getoar Selimi dhe Flori Mumajesi.

Si duket miliarderit po i pëlqejnë gjithnjë e më shumë shqiptarët pasi ka krijuar edhe shoqëri të re këtu.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al