22 Maj, 2022

Pas marrëdhënies së komplikuar me kunatën, Fjodora Fjora shfaqet në Tiranë me të vëllanë


Prej vitesh, Fjodora Fjora është ndër moderatoret më jetëgjatë në televizionet tona. E pranishme me shumë formate, ajo njihet edhe si ndër personat më të kuruar të showbizzit. Kur shumëkush mund të presë që ta shohë gazetaren krah ndonjë partneri të mundshëm, Fjodora është fotografuar nga paparaci i “Panorama Plus” krah të të vëllait.

Vëlla e motër janë shfaqur duke ecur rrugëve të Tiranës teksa bisedonin me njëri-tjetrin. Më pas janë ulur në një kafene ku kanë qëndruar sërish vetëm duke vijuar bisedat e tyre. Fjodora u shfaq me një palë pantallona jeshile kombinuar me bluzë dhe xhaketë të zezë. Veshjes së saj i shtoi një çantë dhe dy varëse ngjyrë floriri. E ‘zhveshur’ nga rrobat e moderatores, ajo shihet mjaft e relaksuar duke shijuar ditën e saj me një nga njerëzit më të shtrenjtë. Dhe pse gjithnjë e rezervuar për jetën private, ajo e ka shfaqur haptazi marrëdhënien e ngushtë me vëllanë e saj.

Vite më parë, ajo tha në një intervistë:

“Im vëlla tani u thotë të gjithëve, domethënë i thotë gruas përgjithësisht: ‘Vjen motra ime, vjen mami me babin, vjen Bela (për qenin), vijnë ca vende bosh, pastaj vjen ti’.

Pikërisht për këtë raport, ajo ka folur shpeshherë në media. Moderatorja ka folur haptazi për marrëdhënien që ka me nusen e vëllait të saj dhe duhet thënë se nuk është ndër ato marrëdhënie për t’u marrë shembull. Shumë persona e lidhin emrin kunatë me përbërjen e kësaj fjale(ku+natë), për të përshkruar se raportet mes kunatave janë pikërisht si nata. E teksa shumë persona janë munduar ta rrëzojnë këtë ‘legjendë urbane’, gazetarja e njohur Fjodora Fjora nuk ka ngurruar të pranojë hapur se nuk ka raporte të mira me partneren e vëllait të saj.

E pa17 varësisht të gjithave kjo nuk ka ndikuar te lidhja e saj me të vëllain. Fjodora ka treguar se kunata e saj nuk është shqiptare dhe e ka problem praninë e saj (Fjodorës) nisur edhe nga dashuria e madhe që partneri ka për moderatoren.

“Ajo nuk është as shqiptare, nuk e kupton fare këtë. Por unë e ndiej shumë që ajo nëse ka një person problem në jetën e vet, kjo jam unë. Por e ndiej që ajo këtë gjënë këtu e ka parë gjithmonë pak si rrezik. Ne nuk jemi ai format kunatash që dashurohemi, jemi ato kunata që respektojnë njëratjetrën. Fatmirësisht, jetojmë larg. Unë them për sa kohë të kem vëllain mirë…”, deklaroi Fjodora kohë më parë.

E duket se gjërat mes tyre nuk kanë ndryshuar që nga ajo kohë. Thënë kjo pasi moderatorja nuk është shfaqur asnjëherë krah kunatës. Një ndër intervistat e fundit të saj, Fjodora nuk i ka kursyer deklaratat e forta.

Moderatorja ka folur rreth karrierës së saj shumëvjeçare në televizion, ku ka intervistuar shumë personazhe me famë botërore. Moderatorja rrëfeu disa nga kujtimet që ruan nga intervistat me disa nga personazhet më të njohur, ku veçoi Zuchero Fornaciarin, Anna Visi dhe Gianni Morandi.

Ajo tregoi se ruan foto dhe kujtime shumë të bukura nga intervistat me ta, ku theksoi se këto personazhe të mëdhenj janë në fakt shumë të thjeshtë. Gjithashtu, ajo bëri një krahasim me personazhet e njohur shqiptarë, për të cilët tha se “ia lënë seen” dhe se janë ende njerëz që duan të shesin veten e tyre për të fituar para.

“Ka shumë komplekse Shqipëria… E para kam pasur fatin të intervistoj njerëz, të cilët sa më të famshëm që ishin, aq më të thjeshtë bëheshin. Një nga kujtimet e mia që i ruaj edhe me foto, kam për shembull një foto të Zuçheros, i cili më puth në ballë pas intervistës sepse i pëlqeu shumë intervista me mua. Një njeri që për mua është kult në muzikë dhe për mua është një vlerësim i jashtëzakonshëm. Më kujtohet që Anna Visi më kapi për dore dhe duke qenë se kishte shumë punë dhe nuk po arrinte dot të ma jepte intervistën, ishte aq e mirë sa thoshte ‘ti do vish me mua dhe sapo të gjejmë hapësirë, do ta bëjmë atë intervistë’. Më kujtohet që në 12:30 të natës ka ndaluar dhe më ka dhënë një intervistë, Gianni Morandi në Itali. Këta që ma lënë seen sot nuk më ngrenë dhe nuk më ulin asgjë fare. Thjeshtësia është virtyt i njerëzve të mëdhenj. Janë njerëz, të cilët kanë arritur gjithçka në jetë dhe duan ta ndajnë me të tjerët kurse këta janë ende njerëz që duan të shesin veten e tyre për të fituar para me klikimet. I mirëkuptojmë kur i shesin te faqja e tyre se kanë nevojë”, tregoi Fjodora Fjora teksa ishte e ftuar në “Why Not”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al