Pasi Pallati Mbretëror Kensington bëri me dije se dukesha e Sussexit, Meghan Markle është në pritje të ëmbël, kjo e fundit ka zbuluar për herë të parë barkun e rrumbullakosur.
Teksa Markle së bashku me Princ Harry-n ndodheshin në Australi për vizita zyrtare, dukesha kishte veshur një fustan të bardhë pas trupit të stiluar nga australiania Karen Gee.
Ky fustan i tregonte qartë barkun Meghan-it, e cila jo më kot kishte zgjedhur këtë model dhe ngjyrë.
Në takimin me Guvernatorin Peter Cosgrove, çifti mbretëror ka marrë edhe dhuratën e parë për fëmijën që do vijë në jetë në pranverë të 2019-s; një kangur pelushi dhe një palë çizme të vogla.
Panorama Plus
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al