10 Maj, 2018

Pas Kim edhe Kendall Jenner ka një përshëndetje për shqiptarët (Video)


Pas Kim, një tjetër nga pjesëtarët e familjes Kardashian ka bërë një përshëndetje të veçantë për shqiptarët. Ajo është pikërisht motra e vogël, Kendall Jenner, e cila në një video të publikuar në “Instagram” përshëndet të gjithë shqiptarët.

Siç shihet dhe në video, Kendall Jenner thotë: “Hi Albania”, e dërgon edhe një puthje për të gjithë. Ajo është një nga modelet kryesore të “Victoria Secret” dhe njëkohësisht një nga më të kërkuarat në industrinë e modës.

Duket se motrat Kardashian kanë një simpati të veçantë për shqiptarët, kujtojmë se kohë më parë ishte Kim, ajo e cila në një video me make up artistin e njohur, Mario Dedianoviç foli shqip. Video kjo që u bë virale në të gjitha rrjetet sociale.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al