19 Prill, 2021

Pas kandidimit për deputete, Ori Nebijaj heq dorë përfundimisht nga televizioni!


Moderatorja e njohur, Ori Nebijaj, këtë vit kandidon si deputete e Partisë Demokratike dhe gjatë kësaj periudhe është angazhuar me fushatën në terren.

ori nebijaj (4)

Para se të bëhej pjesë e politikës, Ori u bë pjesë e televizionit dhe aktualisht ajo shfaqet çdo ditë në emisionin “Wake Up”.

ori nebijaj (5)

Mirëpo, a do të vazhdojë më ajo të jetë pjesë e televizionit?

ori nebijaj (1)

E ftuar tek “Binjakët”, moderatorja zbuloi se ky është sezoni i fundit për të në televizion dhe se pas përfundimit të “Wake Up”, ajo nuk do të rikthehet me asnjë projekt tjetër televiziv.

ori nebijaj (3)

Patjetër që do e lë televizionin. Televizioni tashmë është një vendim i marrë. Çështja është që unë u tregova korrekte bashkë me televizionin dhe ne e kemi bërë këtë bisedë për të përfunduar këtë sezon, duke qenë se edhe fushata ishte në mes dhe nuk pamë asnjë problem, përsa kohë unë jam korrekte me punën që ta përfundojmë këtë gjë.

ori nebijaj (7)

Unë do ta lë gjithsesi televizionin, sepse unë do bëhem deputete. Edhe nëse nuk do bëhem deputete, do të largohem, sepse unë jam në politikë”, – tha Nebijaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al