28 Maj, 2022

Pas incidentit në skenë, Dua Lipa dhuron një atmosferë elektrizuese në Milano (FOTO)


Dua Lipa vazhdon të dhurojë shfaqje të mrekullueshme në koncertet e saj në kuadër të turneut “Future Nostalgia”.

Këngëtarja dhuroi një tjetër natë elektrizuese teksa performonte në koncertin e saj të rradhës në Milano të Italisë.

Ylli i pop-it 26-vjeçar dukej mahnitëse teksa shfaqte linjat e saj perfekte në kostumin pas trupi që mbante veshur. Lipa kishte zgjedhur që në Milano të performonte me një veshje provokuese, e cila ishte në formën e një badi të zi me shkëlqim.

Wow! Dua Lipa sent pulses racing on Thursday evening in a glimmering sheer catsuit as she performed in Milan during her Future Nostalgia World Tour

Shkëlqimin më të madh veshjes sigurisht ia jepte bukuria e Dua dhe dizanji i veçantë, i cili në disa pjesë ishte vetëm me rrjetë duke lejuar disa pjesë të trupit të viheshin në pah.

Beauty: Dua had her brunette locks in a naturally tousled wave, as it fell freely from a middle parting to her shoulders

Flokët këngëtarja me origjinë shqiptare kishte zgjedhur ti mbante të hedhura pas shpinës, me onde të lehta. Paraqitja e saj kompletohej mjaftë bukur nga grimi i lehtë në fytyrë.

Flex those guns: She added matching arm-length gloves to the glitzy ensemble, flexing her visible muscles while on stage

Ju kujtojmë që në një performancë të saj të mëparëshme, këngëtares i ka ndodhur një incident i vogël gjatë momentit ku po performonte. Ajo humbi ekuilibrin dhe u rrëzua por për fat të mirë i erdhi në ndihmë shumë shpejt balerini i cili ndodhej mbrapa saj dhe e ngriti.

Dua e menaxhoi goxha mirë situatën dhe bëri sikur nuk ndodhi asgjë. Ajo vazhdoi të këndonte dhe të kërcente si një profesioniste e vërtetë dhe fansat brohoritën akoma dhe më shumë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al