14 Prill, 2021

Pas gjashtë vitesh bashkë, 34-vjeçarja pranon se nuk ndihet e lumtur me partnerin e saj: E tradhtoj, sepse…


Pas gjashtë vitesh bashkë, një 34-vjeçare ka vendosur të rrëfehet për rubrikën “Dear Deidre” të “The Sun”, duke pranuar se ndihet shumë e dëshpëruar dhe jo e lumtur me të dashurin e saj.

tradhti rikthim

Unë e tradhtoj të dashurin, sepse kam ende dyshime nëse ai është i duhuri për mua apo jo. Vazhdimisht kërkon nëpër website takimesh online për të pasur mundësinë e njohjeve të reja.

Unë jam 34 vjeç, ndërsa ai është 36 vjeç. Kemi gjashtë vite që jemi bashkë, por nuk e perceptoj dot krijimin e një familjeje dhe pasjen e fëmijëve, ashtu sikurse edhe martesën.

Unë e di që ai më do dhe e di që do të kujdeset për mua përgjithmonë. Ne debatojmë gjithë kohën dhe i perceptojmë gjërat në mënyra të ndryshme.

Madje edhe kur vjen puna tek televizori, ne nuk pëlqejmë të shohim të njëjtën gjë. Pas pune, ai thjesht qëndron i ulur në divan, ndërkohë mua më pëlqen të merrem me organizimin e gjërave.

Ne gatuajmë veçmas dhe gjithashtu bëjmë pazar për gjërat që hamë vetë. Ai fiton më shumë para se unë, por pret që të ndajmë të gjitha faurat, prandaj më dalin përpara shumë vështirësi.

Ndonjëherë më duket sikur nuk jemi bashkë.

“Dear Deidre” vendosi ta qartësojë sadopak këtë 34-vjeçare, duke i dhënë këtë përgjigje:

Ai mund të të dashurojë dhe mund të kujdeset për ty përgjithmonë , por kjo nuk e bën një partner të mirë.

Mënyra më e mirë për ta përballuar situatën është të hiqni dorë nga takimet me djem të tjerë dhe t’i jepni zgjidhje në një mënyrë apo në një tjetër marrëdhënies që keni bashkë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al