26 Janar, 2019

Pas divorcit, aktorja e famshme fotografohet me fëmijët duke shitur me tezga në rrugë


Një aktore e re ka kapur një moment të papritur me Angelina Jolie dhe fëmijët e saj në një park për qentë, dhe vendosi që foton ta ndante me të gjithë ne.

Sarah Ramos fotografoi aktoren e famshme të “Hollywood”-it dhe fëmijët teksa po shisnin në një tezgë në Los Angeles ushqim organik për qentë.

43-vjeçarja po përflitet në mbarë botën për veprimin e saj mjaft human që është bërë viral menjëherë. Ndërkohë 27-vjeçarja e shkrepi foton në nëntorin e vitit të kaluar, por e bëri publike vetëm ditën e djeshme e jo më parë.

Jolie po shiste produktet ushqimore organike për qentë së bashku me binjakët 10-vjeçarë Knox dhe Vivienne, si dhe vajzën 12-vjeçare, Shiloh.

“Nuk jam e sigurt se pse Zoti me zgjodhi mua që të tregoj këtë histori, por duhet të plotësoj thirrjen time. Disa muaj më parë shkova në parkun e qenve dhe pashë Angelina Jolie që shiste ushqim organik për qentë”, shkruan Sarah në “Instagram”.

Jolie po mundohet t’i rrisë fëmijët e saj si çdo familje e zakonshme duke u mësuar punë të tilla që në moshë të re.

Kujtojmë që Angelina ka qenë shumë e komentuar dy vitet e fundit për divorcin nga Brad Pitt dhe luftën e tyre për të fituar kujdestarinë e fëmijëve.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al