28 Maj, 2022

Pas dasmës madhështore me Kourtney-n, ish e dashura e Travis Barker “hakmerret” ndaj tij- Nxjerr në shitje…


Fundjavën që lamë pas dasma madhështore e treta në numër e Kourtney Kardashian dhe Travis Barker pushtoi gjithë rrjetin.

Çifti kurorëzoi edhe një hërë në një ceremoni më tradicionale përpara fëmijëve, familjarëve dhe miqve të afërt dashurinë e tyre. Mirëpo nga ana tjetër ka edhe persona që nuk e kanë pritur mirë gjithë këtë situatë. Ish e dashura e Travis së fundmi ka marrë një vendim fill pas dasmës së tij me Kourtney-n.

Shanna Moakler po planifikon të nxjerrë në ankand unazën e fejesës që i kishte dhuruar bateristi.

Sipas “People”, Shanna është bashkuar me kompaninë e rishitjes së bizhuterive “Worthy” për t’i shitur ofertuesit më të lartë unazën e saj të diamantit prej 4 karatësh, me prerje të rrumbullakët, me shirit të veshur me diamant.

Megjithatë, nuk dihet ende se çfarë do të bëjë ajo me shumën që do të marrë nga unaza e shtrenjtë.

“Ne nuk e dimë konkretisht se çfarë po planifikon të bëjë Shanna me paratë,” tha Steven Schneider, bashkë-CEO i “Worthy”. “Por, besoj që ajo do t’i përdorë të ardhurat për t’i kthyer kujtimet e së kaluarës në mundësi të reja, siç bëjnë shumë nga shitësit tanë.”

Faqja po e ndihmon Shannën të marrë vlerën më të lartë për unazën e saj të fejesës dhe ankandi është caktuar të zgjasë deri të martën, më 31 maj. Aktualisht, oferta kryesore është pak më shumë se 70,000 dollarë.

“Me aktivitetin që po shohim deri tani dhe reagimet që po marrim nga rrjeti ynë ekskluziv i blerësve profesionistë, ne kemi besim se do të jemi në gjendje të arrijmë një çmim shumë të mirë,” shtoi Steven.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al