15 Tetor, 2018

Pas betejës së djalit me kancerin, Michael Buble heq dorë nga muzika


Këngëtari me famë botërore Michael Buble ka habitur të gjithë fansat e tij me deklaratën që do të heqë dorë nga muzika.

Largimin nga skena, 43-vjeçari kanadez e bëri edhe dy vit më parë, pas diagnostikimit të të birit me një sëmundje të rëndë që në moshën 3-vjeçare.

Pas dy vitesh heshtjeje në prodhimtari edhe në rrjetet sociale, Michael e thyen heshtjen në shtator, ku në profilin e “Instagram”-it njofton daljen e albumit të tij të fundit. Mesa duket do të jetë edhe albumi i fundit në karrierën e tij.

Në të njëjtën kohë, këngëtari konfirmon edhe shërimin e të birit, por stresi i përjetuar në dy vjet e ka bërë atë të vërë gjithçka në diskutim.

Michael është i martuar me aktoren 31-vjeçare Luisana Lopilato, me të cilën ka 3 fëmijë, dy djemt Noah, Elias dhe vajzaën Vida. Të dy prindërit lanë pas karrierën që të ishin pranë të birit, i cili arriti që ta mposhte sëmundjen.

Ndërkohë pas shitjes së 75 milionë disqeve dhe 13-viteve aktivitet, këngëtari fitues i 4 “Grammy Awards”, i thotë mjaft “narcizizmit”, “famës” dhe rrjeteve sociale.

“Love you anymore” titullohet albumi i fundit i Buble, i cili do të dalë në shitje më 16 Nëntor. Këngëtari ka vendosur që një pjesë të madhe të të ardhurave nga ky album do të shkojnë për shoqatën bamirëse “Stand Up To Cancer”.

 

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al