18 Shtator, 2018

Pas 6-vitesh karrierë në muzikë, Rita Ora jep lajmin e shumëpritur nga fansat


Ka gjashtë vite karrierë në botën e muzikës, por këngëtarja e famshme Rita Ora ende nuk ka realizuar një album të saj.

Por këngëtarja shqiptare ka dhënë një lajm shumë të bukur për fansat e saj, duke treguar se shumë shpejt do të sjellë albumin e saj të parë me titull “Phoenix”.

27-vjeçarja ka zbuluar gjithashtu edhe datën që kur do të dalë në treg albumi, pikërisht me 23 nëntor të këtij viti.

“Faleminderit për durimin… Jam shumë e lumtur që po realizoj “Phoenix”. Jam krenare dhe shumë e emocionuar që të gjithë do të dëgjojnë atë për të cilën kam punuar” , është shprehur këngëtarja për “HMMedia”.

Ndërsa këtë të premte Rita Ora ka rrëfyer se do të publikojë këngën e saj më të re me titull “Let you love me”.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al