15 Shtator, 2018

Pas 20-vitesh martesë, producentin muzikor e braktis e shoqja: Ishte shumë i mërzitshëm


Producenti i njohur muzikor Bob Sinclar është braktisur nga bashkëshortja e tij, Ingrid Aleman. Kjo e fundit ka thënë se “do shumë të argëtohet”.

E një gjë të tillë e ka thënë në fakt edhe vetë Sinclar më herët. “Betohem për fëmijët, që në gjithë jetën time nuk jam nxirë, nuk kam marrë asnjë gram drogë. Më falni, po kam një jetë të shëndetshme. Dhe kështu, jam një burrë i mërzitshëm”, është shprehur ai.

Të gjithë menduan se bënte shaka, por në të vërtetë, pas çmendurive në publik, nga Ibiza në Los Angeles hynte në shtëpi si njeri i zakonshëm, duke menduar se ka qenë një baba dhe bashkëshort perfekt.

Sipas të përditshmes franceze “Voici”, gruaja e tij ishte mërzitur. E si pasojë, pas 20 vitesh martesë dhe 30 vitesh njohje ajo i ka dhënë lamtumirën.

“Bob shkon shpejt në shtrat, refuzon daljet mondane, dhe jeta e tij është e mërzitshme”, ka thënë Ingrid Aleman duke shtuar se ka shumë dëshirë të argëtohet”. Ata janë prindër të një vajze, Paloma, 15 vjeçe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al