27 Gusht, 2018

Pas 20-vitesh, i riu ha fruta për herë të parë (FOTO)


Për gati 20 vite një burrë ka ngrënë vetëm kotëleta pule dhe patate të skuqura. Pas kaq shumë vitesh ai ka vendosur që për herë të parë të provojë frutat dhe perimet.

Ryan nga Andover në Hants vuan nga një çrregullim i rrallë ushqimor. Dieta e tij ishte e kufizuar që nga mosha 4-vjeçare. “Daily Mail” shkruan se tani 21-vjeçari po ushqehet me të gjitha llojet e ushqimeve të shëndetshme, pasi ka kryer terapi për çrregullimin e tij ushqimor selektiv.

Lidhur me dietën e tij të mëparshme, Ryan është shprehur se ai hante vetëm ato ushqime që ai donte.

“Kur dikush më kërkoi të haja diçka tjetër, reagova në të njëjtën mënyrë që shumica e njerëzve do të reagonin nëse do t’u kërkoja që të hanë një ushqim ekzotik, si insekte”, shtoi ai.

Gjithashtu familja e tij ka qenë mjaft e shqetësuar për dietat e 21-vjeçarit, pasi mund t’i shkaktonin probleme shëndetësore më vonë në jetë. Për këtë arsye ai bëri disa seanca me një terapist, e tani Ryan mund të hajë pothuajse çdo gjë.

“Tani ha gjëra kaq të ndryshme. Është e mahnitshme se si unë jam duke shijuar ushqime që kurrë nuk kam pritur që do t’i doja”, ka shtuar ai.

Ryan ka treguar se fruti i preferuar është ananasi dhe se kohët e fundit ka dalë për të ngrënë jashtë me babanë e tij, për herë të parë pas kaq shumë vitesh.

21-vjeçari ka rrëfyer gjithashtu se ka ndjerë një përmirësim edhe në nivelet e tij  të energjisë që nga marrja e ushqimeve të reja.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al