23 Shtator, 2020

Pas 11 vitesh shkëputje, ikona e filmave Sophia Loren iu rikthehet aktrimit në moshën 86-vjeçare


Aktorja italiane Sophia Loren iu është rikthyer aktrimit pas 11 vitesh shkëputje nga bota e kinematografisë.

Ikona e filmave luan në dramën në gjuhën italiane “The Life Ahead”, që do të debutojë më 13 nëntor.

Regjisor i filmit është djali i 86-vjeçares, Edoardo Ponti.

“Kur djali më propozoi rolin, ishte një ëndërr e vërtetë. Nuk mund t humbisja këtë rast. Më pëlqen të portretizoj zonjën Rosa. Ajo është e ashpër, është e brishtë dhe një e mbijetuar. Në shumë mënyra, ajo më kujton nënën time,”– tha Loren.

Fituesja e Oskar do luajë rolin e një gruaje hebraike që i mbijeton Holokaustit dhe ndihmon në rritjen e fëmijëve të prostitutave.

“The Life Ahead” shpreson të bëjë premierën në Romë në fund të tetorit.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al