15 Tetor, 2019

Partnerja e Christiano Ronaldos vishet nga stilistja shqiptare, fotot gjykojini vetë


Partnerja e Christiano Ronaldos, ka qenë e pranishme mbrëmë në eventin e Shanghait. Ajo shkëlqeu në tapetin e kuq, e veshur me një fustan bust në ngjyrë ulliri, me një të çarë që i tregonte këmbën.

Por pas gjithë këtij shkëlqimi e fustani super seksi, qëndron dora e stilistes shqiptare, Lia Stublla. I njëjti fustan i partneres së Ronaldos u përzgjodh si një ndër veshjet më të mira të tapetit të kuq në Festivalin e Venecias.

Georgina e falenderoi stilisten shqiptare, duke e etiketuar në një foto të publikuar në ‘Instagram’.

Lia është një ndër emrat e modës që ka veshur jo pak personazhe të njohur të shoëbizit të huaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al