18 Nëntor, 2018

Panairi i Librit bën bashkë Mimoza Ahmetin dhe Ylli Pangon


Nuk i kishin parë prej kohësh, por, mesa duket, këto kohë Mimoza Ahmeti dhe Ylli Pango i janë dedikuar krijimtarisë. Paparazzi i “Panorama Plus” i ka fotografuar në mjediset brenda Panairit të Librit, ndërsa po shkëmbenin numrat e telefonit.

Në këtë panair, Mimoza merr pjesë si autore e librit “Tutori”, me një risi, pasi këtë herë e konkurron e bija, nga martesa me Aurel Plasarin. Libri “Bërthama” i Eir Plasarit ndodhet i ekspozuar krah librit të nënës së saj të afirmuar tashmë në botën e letrave.

Për takimin në panair me Pangon, Mimoza Ahmeti botoi dhe një shkrim nga mbresat e saj me autorin e një libri hulumtimesh, të titulluar “Psikologji shqiptare”.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al