16 Korrik, 2018

Pak kohë për veten dhe familjen, Altin Qato bën plazh në Dhërmi


Pak kohë më parë ka marrë drejtimin e Policisë së Elbasanit, pas ristrukturimit të këtij institucioni. Kjo ka ardhur nga nevoja për të pasur një dorë më të fortë në atë qytet me kriminalitet të lartë.

Altin Qato ka mbajtur gjithmonë detyra të rëndësishme në Policinë e Shtetit gjatë viteve të fundit. Pak kohë më parë mbante detyrën e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ndërkohë që ka qenë edhe drejtor në Drejtorinë Kundër Krimit. Fundjavën e kaluar ai është parë në plazhin e Dhërmiut së bashku me familjen e tij.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al