29 Tetor, 2020

Pak javë pas lindjes, Gigi Hadid surprizon fansat me një letër të shkruar me shkrim dore: Jam ende një nënë e re që përpiqet t’i rregullojë të gjitha


Vetëm pak javë pasi u bë nënë, supermodelja Gigi Hadid i ka falënderuar fansat për të gjithë mbështetjen nëpërmjet një mënyre të veçantë.

gigi hadid (1)

Muajin e kaluar, 25-vjeçarja bashkë me partnerin e saj, Zayn Malik, u bënë prindër për herë të parë, teksa mirëpritën në jetë një vajzë, raporton “Mirror”.

gigi hadid (2)

Ditën e djeshme, modelja ndau me të gjithë një letër të shkruar me dorë, ku tregonte se është super e emocionuar nga dhuratat që njerëz të dashur i kanë dhuruar vajzës së saj.

gigi hadid (3)

Unë thjesht dua të tregoj… teksa kam gjetur pak kohë, t’ju falënderoj për dhuratat bujare që kemi marrë dhe që nuk kam mundur t’ju falenderoj publikisht.

Nëse nuk kam postuar diçka në rrjetet sociale, nuk është nga mungesa e mirënjohjes, por jam ende një nënë e re që përpiqet t’i rregullojë të gjitha!!!

Shumë dashuri, shumë mirënjohje. JEMI TE BEKUAR. Nëse keni dërguar diçka qoftë edhe një mesazh, faleminderit. Unë ju dua”,- shkruante ndër të tjera modelja.

gigi hadid (4)

Gigi dhe Zayn ende nuk e kanë zbuluar emrin e vogëlushes, por kanë vendosur të jetojnë në fermën e familjes së modeles, aty ku ajo lindi.

gigi hadid (6) gigi hadid (11) gigi hadid (10) gigi hadid (5)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al