9 Tetor, 2019

Orinda Huta bëhet nostaligjike, kujton një nga hitet që ka kënduar dhe ndihet krenare


Megjithëse ka kohë që i është larguar muzikës, këngët e Orinda Hutës mbeten në memoriet e të gjithëve pasi pothuajse të gjitha u kthyen në hitet e asaj kohe.

Këngët “Harrova të marr frymë”, “Ti e di” e shumë të tjera që Orinda ka kënduar, nëse vendosen sot, të gjithë i këndojnë me nostalgji.

Por duket që ka një këngë të preferuar për moderatoren të cilën ajo sa herë e kujton bëhet nostalgjike e madje ndihet krenare që e ka kënduar.

Në një video në ‘Instastory’ ajo shihet duke kënduar këngë që e ka kaq shumë përzemër “Nisu Arratisu”, ndërkohë që lëviz me makinë.

“Kur të fillon kjo kënga e në çdo stinë që kalon të bën krenare që e ke kënduar”, ka shkruar Orinda bashkangjitur videos.

“Nisu arratisu” është kënga me të cilën Huta ka marrë pjesë në “Kënga Magjike 2006”, për tekstin e muzikën e së cilës janë kujdesur Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiq.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al