20 Tetor, 2018

Opozita e xhinseve dhe e kapeleve jashtë Parlamentit


Nuk kemi mundësi t’i fotografojmë aty ku duhet të jenë, në vendin e tyre të punës, në Parlament, pasi, siç dihet, opozita e ka braktisur Parlamentin.

Por ama, paparazzi ynë na ka sjellë herë pas herë foto të deputetëve të opozitës në kafe, apo në ambiente të tjera, të veshur si për ditë pushimi dhe shumë larg imazhit me kostume e kollare, që duhej të kishin paraditeve.

Këtë javë ne gjetëm Genc Pollon të sapokthyer nga Brukseli, i veshur me xhinse dhe me një kapele sportive në kokë. Me xhinse ishte i veshur edhe Nard Ndoka, ndërkohë që Dashamir Shehi kishte veshur rroba me ngjyra të çelura, shumë të përshtatshme për ditët e tetorit me kaq diell.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al