14 Nëntor, 2018

Operacioni i hundës i shkoi keq, 36-vjeçarja po lufton me jetën pasi mori dëmtime të rënda në tru


Një grua 36-vjeçare po lufton për jetën pasi mori dëmtime të rënda në tru, pas një operacioni në hundë që i shkoi keq.

Laura Avila nga Dallas i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pësoi arrest kardiak për katër minuta pas procedurës mjekësore në një klinikë në Juarez, Meksikë, më 30 tetor.

Familja e 36-vjeçares është shprehur se ajo tashmë është vendosur përkohësisht në komë për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm të trurit të saj.

Motra e saj, Angie Avila ka thënë për “ABC 7 news” se doktorët kur i kanë bërë operacionin në hundë i kanë injektuar anestezi në shpinë, e në vend që ajo të rrjedhtë përmes trupit të saj, ka shkruar në trurin e 36-vjeçares.

Angie ka shtuar se motra e saj tashmë ka marrë shumë dëmtime në tru dhe se familjes i është dhënë mundësia që Laura-s t’i heqin aparaturat që e mbajnë në jetë.

“Ne si familje po mendojnë se çfarë të bëjmë. Ne qajmë çdo ditë dhe mendoj se jemi të shokuar e nuk duam të besojmë se e gjithë kjo është e vërtetë”, shtoi motra e 36-vjeçares për “ABC 7 News”.

Ndërkohë operacioni i hundës thuhet të ketë kushtuar rreth 1800 dollarë.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al