17 Shtator, 2020

Operacioni antidrogë në Dubai, arrestohet ish-bashkëshorti i Suada Sherifit, i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale


Shqiptari i arrestuar ne Dubai, gjate nje operacioni nderkombetar antidroge, eshte nje emer i njohur per policine, me precedente penale ne vendin tone. 

News 24 raporton se ne pranga eshte vene shtetasi Eldi Dizdari, i lakuar per disa ngjarje kriminale ne Shqiperi dhe i njohur si bashkeshort i ish-missit, Suada Sherifi.

Kujtojme se pas masakrës së “ish-Bllokut”, gati dy vite me pare,  Prokuroria e Krimeve të Rënda shpalli në kerkim biznesmenin Eldi Dizdari. eldi dizdariSuada-Sherifi

Ngjarja e rëndë ndodhi në datën 4 tetor 2018 ku pas konfliktit mbeti i vrarë Fabiol Gaxha ndërsa u plagosën Eljon Hato dhe Ervis Martinaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al