14 Nëntor, 2019

‘Omer’ ndryshon krejtësisht pamje për një arsye shumë të fortë (Foto)


Aktorët e njohur turq Engin Akyurek dhe Neslihan Atagul do të bëhen bashkë për një projekt të ri. Ata kanë ndryshuar krejtësisht pamje dhe stil për shkak të dramës në të cilën do të luajnë së bashku.

Drama që do të mbajë titullin “Vajza e Sefirit” (Sefir’in Kizi) po xhirohet në Bodrum. Në fotot e para të serialit, ajo që ka tërhequr më shumë vëmdnej ka qenë kasti i dramës.

Engin dhe Neslihan të cilët do të luajnë rolin e një çifti të dashuruar, kanë ndryshuar tërësisht modelin e flokëve por edhe peshën.

Aktori ka hequr mjekrën dhë ka prerë flokët. Megjithëse jemi mësuar ta shohim me flokë më të gjatë dhe me mjekës, ‘Omer’ duket se i ka pëlqyer fansave edhe me këtë pamje të re për të cilën e kanë komplimentuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al