4 Gusht, 2022

“O Zot sa e vogël kam qenë”/ Almeda Abazi zbulon moshën kur është lidhur me Tolgahan Sayisman


Ish-Missi shqiptar Almeda Abazi, e cila prej vitesh është e martuar me Tolgahan Sayisman, ka folur rreth njohjes me aktorin e njohur turk.

Almeda dhe Tolgahan, të cilët tashmë janë prindër të dy fëmijëve, janë njohur ku modelja shqiptare ishte vetëm 20 vjeç. Këtë e ka zbuluar vetë Alemda gjatë një bisede me ndjekësit e saj në Instagra, ku thekson se lidhja e tyre ka nisur kur ajo ishte në moshën 23 veçare.

“Për të njohur diku tek 20-21 vjeç. Por lidhja jonë filloi kur isha 23. O Zot sa e vogël paskam qenë”– shkruan Alemda duke iu përgjigjur një ndjekësi që e pyeti se kur ka nisur lidhja e saj me aktorin turk.

Ndërkohë një tjetër ndjekës e ka pyetur Almedën për fjalën e parë që ka thënë vajza e saj Alyna. “Baba. Besoj se është “vajza e vogël e babit” – është përgjigjur Alemda.

Ndërsa ajo tregoi edhe një pyetje që e besdis dhe që do të donte të mos i bëhej. Almeda zbuloi se është pikërisht rasti kur ajo pyetet nëse do të bëjë një fëmijë tjetër, duke treguar kështu se nuk i pëlqejnë pyetjet që kanë të bëjnë me planet për zgjerimin e familjes.

Ish-Missi shqiptar Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Sayisman kanë nisur së fundimi pushimet në Shqipëri. Këtë e ka bërë të ditur vetë Almeda përmes postimeve në rrjetet sociale. Aktorja ka publikuar një foto krah bashkëshortit të saj, ndërsa në postimin që ka ndarë në Instagram, ajo zbulon se ndohet në Dajt.

Çifti i njohur janë prindër të dy fëmijëve, ndërsa pak kohë më parë Almeda ka shprehur dëshirën për t’i rritur të vegjlit e saj me kulturën dhe gjuhën shqipe.

Në një intervistë të dhënë më parë Almeda tregoi se sa shumë ajo dhe partneri i saj e duan Shqipërinë dhe kanë menduar të blejnë një shtëpi pasi dëshiron që muajt e verës t’i kalojë në vendlindjen e saj.

“Sigurisht, dhe mund të them që e kemi vendosur dhe shumë shpejt do e kemi sepse dhe Tolga e pëlqen shumë Shqipërinë dhe ndihet shumë i lumtur dhe komod atje. Ëndrra ime është që muajt e verës t’i kaloj në Shqipëri me fëmijët sepse dua shumë që t’i rris me traditat dhe gjuhën shqipe.”, ka treguar Almeda.

© Panoramaplus.al