17 Prill, 2020

“O Zot nuk mund ta besoj që ka ardhur kjo ditë”- Pritjes së ëmbël po i vjen fundi! Klea Huta përgatitet për lindjen e bebit


Klea Huta dhe Elgit Doda do bëhen prindër së shpejt. Pritjes së ëmbël të moderatores po i vjen fundi dhe Klea ka nisur të përgatisë gjërat e parë të bebit.

Ajo u shpreh se nuk mund ta besojë që kjo ditë ka ardhur dhe se është shumë e emocionuar.

“O Zot nuk mund ta besoj që kjo ditë ka ardhur. Po përgatis gjërat e para të bebit dhe është shumë emocionuese,”– shkroi Klea.

Ndërkohë ajo dhe partneri i saj Elgiti kanë dhënë pak detaje mbi foshnjen e tyre. Raportohet se gjinia e fëmijës është djalë. Ndërsa nuk dihet ende emri që kanë menduar për ti vendosur.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al