7 Mars, 2019

Nusja vendos që t’i bëjë një shaka burrit, dhëndri i bën të papriturën në mes të dasmës (VIDEO)


Kur vendosni që t’i bëni shaka dikujt, duhet të keni parasysh se a i pranon shakatë personi në fjalë. Pasi mund të ndodh që shakaja të merret seriozisht dhe çdo gjë prishet.

E një gjë e tillë i ka ndodhur një nuseje nga Azia Qendrore. “Daily Mail” ka publikuar një video ku shfaqet momenti kur çifti i sapomartuar nuk e nis me këmbën e mbarë këtë fazë të re të jetës së tyre.

Teksa është momenti i tortës, nusja, e cila nuk është identifikuar, vendos t’i ngacmojë bashkëshortin duke i bërë një shaka të vogël. Ajo në momentin që i jep tortë për të ngrënë e tërheq dorën, e burri duket se e mori tepër seriozisht këtë situatë.

Ai nuk e duroi shakanë që i bëri bashkëshortja në sy të gjithë të ftuarve dhe e qëlloi me shpullë.

Lidhur me këtë video ka patur reagime të ndryshme, ku komentuesit janë shprehur se burri duhet të mësojë të respektojë të drejtat e njeriut, kurse gruaja duhet të anulojë martesën me të.

© Panoramaplus.al