18 Shtator, 2018

Nuse zakoni! Elita Rudi zbulon pajën pak ditë para dasmës (FOTO)


Reperi i njohur Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi shumë shpejt do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Më 21 shtator do të mbahet ceremonia e dasmës së çiftit.

Mesa duket dyshja ka vendosur që të ndjekë traditat dhe të realizojnë një dasmë kosovare. E një gjë e tillë vihet re nga një foto që Elita ka publikuar në profilin e saj në “Instagram”.

Vetëm tri ditë para dasmës, ajo ka zbuluar pajën e nuses. Nga fotografia duket se dhoma është e mbushur me kompletet e çarçafëve, çentrot, kuvertat apo peshqirët, që Elita do të dërgojë në shtëpinë e bashkëshortit.

 

View this post on Instagram

 

4

A post shared by Elita Rudi (@elita.rudi) on

Fotografia ka marrë mijëra pëlqime e shumë komente, ku fansat e çiftit e kanë vlerësuar shumë faktin se ata i janë përmbajtur traditave të Kosovës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al