3 Tetor, 2018

Nuk punoi për disa orë, “panik” nëpër botë për përdoruesit e “Instagram”-it


“Instagram”-i nuk ka punuar për disa orë paraditen e së mërkurës. Për këtë arsye, përdoruesit e këtij rrjeti social nuk kanë mundur që të shihnin fotografitë dhe profilet e atyre që ndjekin.

Sipas autoriteteve përkatëse të “Instagram”-it, përdoruesit e tij, sapo e hapnin aplikacionin shihnin të shkruar mesazhin “cannot refresh feed”, ndërsa kur shkonin te profilet e miqve, gjithçka dilte bosh.

Njëkohësisht edhe versioni web i “Instagram”-it kishte probleme. “Down Detector” ka shpjeguar se “Instagram”-i ka pasur probleme sidomos në Europë, Australi dhe në bregun perëndimor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al