24 Korrik, 2019

“Nuk po bënim gjë, ishte…”, modelja e njohur fotografohet duke u puthur me 53-vjeçarin e martuar


Ish-modelja e njohur Nilcole Murphu është kapur mat teksa puthej me drejtorin e “Training Day”, Antoine Fuqua.

Ata të dy ndodheshin në Ischia të Italisë për eventin “Ischia Global Festival”, ku Fuqua do të marrte çmimin e drejtorit të vitit.

51-vjeçarja dhe 53-vjeçari, janë fotografuar duke shkëmbyer puthje të nxehta, teksa ndodheshin në pishinën e hotelit të dielën.

Fuqua i cili është i martuar me aktoren 55-vjeçare Lela Rochon dhe me të cilën ka dy fëmijë, pretendon se nuk po bënin gjë. Sipas tij, puthjet e tyre ishin thjesht miqësore.

Ndërsa nga ana tjetër, Nicole Murphy, aktualisht është single dhe është e njohur për martesën e saj me aktorin e famshëm Eddie Murphy, me të cilin ka pesë fëmijë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al