6 Shtator, 2018

Nuk përmbahet më, Xhensila Pere e nxjerr komplet gjoksin sheshit


Ish-banorja e “Big Brother” Xhensila Pere, së fundmi ka qenë në vëmendje të mediave sherrin që bëri me me Linda Rein. Ishte kjo e fundit që e nisi debatin duke komentuar fustanin rrjetë që Xhensila kishte veshur për një klip ku është protagoniste.

Ofendime të ndryshme pati mes dy vajzave, ku ndër to Linda e krahasoi Xhensilën me aktoret e filmave porno. E teksa ky sherr u harrua, Xhensila ka tërhequr vëmendjen me një foto shumë provokuese.

Në foton e publikuar në “Instagram”, ajo shfaqet e veshur me një fustan të tejdukshëm dhe komplet e lagur ku gjoksi i duket fushë.

Xhensila ka marrë mijëra pëlqime në këtë foto, por i ka ndaluar ndjekësit e saj që të komentojnë duke i paraprirë kështu komenteve kritikuese.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al