21 Janar, 2020

“Nuk pata mundësi që ti them lamtumirë”, aktori i famshëm “The Rock” zbulon arsyen e vdekjes së babait: Do jepja gjithçka për t’i dhënë një përqafim


Dwayne “The Rock” Johnson foli hapur me fansat për babain e tij të ndjerë, Rocky Johnson, mundësin legjendar, i cili ndërroi jetë javën e kaluar.

Në një video të publikuar në Instagram, “The Rock” u shprehu mirënjohjen fansave për dashurinë dhe mbështetjen që i dhanë gjatë kësaj periudhe.

“Familja ime dhe unë ju falenderojmë. Shkoni përqafoni  të dashurit tuaj fort, sa jeni ende në kohë. Ju dua,”– shkroi ai.

Ndërsa në video, Dwayne tha se: “Siç e dini unë humba babain disa ditë më parë. Nuk pata mundësi që ti them atij lamtumirë. Do jepja gjithçka për ti dhënë një përqafim dhe një puthje të madhe para se të ndërronte jetë, si edhe ti thosha faleminderit, të dua dhe të respektoj shumë. Por nuk para shansin t’ia thosha. Por e tillë është jeta, siç e dinë shumë prej jush, bazuar në mesazhet që më keni dërguar shumë prej jush e kuptojnë dhimbjen që ndjen kur humbni një prind.”

Ndërsa aktori i famshëm zbuloi edhe arsyen e ndarjes nga jeta të babait të tij në moshën 75-vjeçare.

“The Rock” tha se ai nuk po ndihej mirë kohët e fundit dhe tromboza e venave të thella i shkaktoi atak në zemër.

“Ai nuk është ndjerë mirë, ishte ftohur dhe kishte infeksion, të martën pësoi trombozë të venave të thella, që është mpiksje gjaku në këmbë. Ishte mpiksja e gjakut që  u ‘çlirua’, udhëtoi lart drejt trupit të tij dhe shkoi drejt e në mushkëri, pësoi mpiksje në mushkëri dhe vdiq shumë shpejt nga një atak në zemër,”- rrëfeu aktori.

 

 

View this post on Instagram

 

My family and I thank you ??♥️ Go hug your loved ones hard, while you still can. I love you. DJ #ripsoulman

A post shared by therock (@therock) on

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al