3 Dhjetor, 2021

“Nuk ndihem fajtor”- Vrau aksidentalisht kineasten gjatë xhirimeve, rrëfehet aktori: S’e di si përfundoi plumbi në armë! Ajo po më tregonte si …


Alec Baldwin ka pranuar se karriera e tij si aktor mund të ketë marrë fund pas vrasjes aksidentale të drejtoreshën e fotografisë Halyna Hutchins gjatë xhirimeve të filmit “Rust”.

Alec Baldwin1

“Edhe mundet”, tha 63-vjeçari gjatë një interviste për “ABC News”, duke shtuar se kjo gjë nuk i interesonte.

Baldwin u shpreh se “ai nuk e tërhoqi këmbëzën e armës”, gjatë incidentit të 21 tetorit në New Mexico.

“Dikush ka futur një plumb të vërtetë në armë”, tha ai. “E di që nuk jam unë”.

Alec Baldwin

Më pas vazhdoi: “Nuk e di çfarë ndodhi gjatë xhirimeve. Nuk e di si përfundoi plumbi në armë, nuk e di. Gjithçka që dua është që kjo gjë të mos ndodhë përsëri.”

Aktori theksoi se po e mbante armën në drejtimin që Hutchins i kërkoi.

“Ajo po më orientonte si të mbaja armën. Po e mbaja pikërisht aty ku më tha ta mbaja dhe drejtimi ishte poshtë sqetullës së saj. Këmbëza nuk u tërhoq, unë nuk e tërhoqa këmbëzën”, shtoi Baldwin.

alec baldwin (7)

Aktori u shpreh për ABC News se megjithëse nuk ndihej fajtor për atë çfarë  ndodhi, u lëndua emocionalisht.

“Më del në ëndërr vazhdimisht”, përfundoi tha 63-vjeçari.

/Panoramaplus.al

alec baldwin (4)

FILE PHOTO: Actor Alec Baldwin leaves court in the Manhattan borough of New York City, New York, U.S., January 23, 2019. REUTERS/Carlo Allegri/File Photo
FILE PHOTO: Actor Alec Baldwin leaves court in the Manhattan borough of New York City, New York, U.S., January 23, 2019. REUTERS/Carlo Allegri/File Photo

alec baldwin (4)alec baldwin (1)alec baldwin (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al