25 Maj, 2020

“Nuk na u dha as paga e luftës”- Blerina Bombaj reagon pasi Rama njoftoi ndalimin e lëvizjes me makinë të dielave: Me çfarë do paguajnë rrogat bizneset


 

 

Kryeministri Edi Rama lajmëroi mbrëmjen e djeshme se do ndalohen qarkullimi me makina të dielave, duke filluar nga tetori i këtij viti deri në mars të 2021.

Kjo ka shkaktuar pakënaqësi tek qytetarët, përfshirë edhe dietologen Blerina Bombaj.

Ajo i ka drejtuar pyetje kryeministrit shqiptar duke thënë se si do ti mbulojnë shpenzimet restorantet në periferi që kanë tre muaj pa punë.

“Ok të mbyllen vetëm fundjavat! Super, s’ka më mirë. Kam vetëm një pyetje të vockël: Këto restorantet që punojnë në fundjavë në periferi, që kanë tre muaj pa punë, që kanë të mbjellat plot, që u restauruan, që u hapën, që nxorën stafin në punë, me çfarë do paguajnë rrogat, taksat, ushqimi e gjësë së gjallë, ujin, plehun, leshin dhe preshin?”- shkroi Blerina.

Ndërsa nuk harroi ti kujtonte Ramës që nuk ka marrë as pagën e luftës.

“Dua një përgjigje ?? Faleminderit për mirëkuptimin! PS: se harrova, qe as nuk na u dha paga e luftës ?”- shtoi ajo.

/Panoramaplus.al

/Panoramaplus.al

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al