28 Tetor, 2020

“Nuk më intereson fakti që i urreni”- Publikoi foto me foshnjën pas abortit, modelja e famshme u përgjigjet kritikëve: Kisha nevojë për to


Modelja amerikane, Chrissy Teigen ka përshkruar dhimbjen që përjetoi pas humbjes së foshnjës së saj në fillim të këtij muaji.

Në atë periudhë, modelja publikoi një foto nga shtrati i spitalit pas abortit të djalit.

Imazhet e realizuara nga bashkëshorti i saj, këngëtari John Legend u vlerësuan nga shumë për guximin që Chrissy Teigen tregoi, por edhe u kritikuan nga disa.

Në një postim në blog, ajo iu drejtua kritikëve të saj duke thënë: “Nuk mund ta shpreh sesa pak më intereson fakti që ju i urreni fotot.”

Teigen ka dy fëmijë me John Legen dhe në mes të gushtit zbuluan se ishin në pritje të një djali.

Modelja zbuloi se ata e kishin quajtur fëmijën Jack.

Dhe në postimin në blog, ajo shkroi se u kërkoi mamasë dhe bashkëshortit të saj që ti bënin foto “sado e pakëndshme që ishte ngjarja”.

“Unë i shpjegova John, sepse ai ishte shumë hezitues, se unë kisha nevojë për ato foto,”– u shpreh ajo.

Më pas rrëfeu: “Ai u urrente këtë gjë. Nuk kishte kuptim për të në atë kohë. Por unë e dija që duhet ta ruaja këtë moment përgjithmonë, në të njëjtën mënyrë më duhej të kujtoja teksa e puthja dhe absolutisht e dija që kisha nevojë ta ndaja këtë histori.”

Ajo gjithashtu iu adresua drejtpërdrejt kritikave që mori në atë kohë për publikimin e fotove të momentit në Instagram.

“Unë e kam jetuar atë, kam zgjedhur ta bëj dhe më shumë se gjithçka, këto foto nuk janë për askënd tjetër përveç atyre njerëzve që e kanë përjetuar në ngjarje të tillë ose janë mjaft kuriozë të pyesin veten si është kjo ndjenjë. Këto fotografi janë vetëm për njerëzit që kanë nevojë për to. Mendimet e të tjerëve nuk kanë rëndësi për mua,”- përfundoi Chrissy Teigen.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al