22 Qershor, 2022

“Nuk kam para për ushqim”/ Aktorja e njohur rrëfen gjendjen e vështirë ekonomike pas divorcit


Pas 13 vitesh martesë aktorja e njohur, Alice Evans dhe ish-partneri i saj Ioan Gruffudd u divorcuan në janar të këtij viti.

Pas kësaj ngjarje duket se gjërat nuk kanë shkuar siç duhet për Alice. Aktorja ndodhet në një gjendje të vështirë ekonomike. Ajo ka pranuar publikisht se nuk ka para të paguaj faturat dhe ushqimet, për këtë arsyje iu ka kërkuar ndihmë miqve të saj.

“Po përpiqem ta mbaj veten ndërkohë që po më kërcënojnë. Nuk kam para për ushqim dhe fatura. Sapo mësova se dikush kishte tentuar të na thyejë derën e përparme mbrëmë”, ka shkruar Evans duke shtuar se çdo vuajtje ia vlen për shkak të vajzës së saj.

Alice Evans claims she found out about Ioan Gruffudd divorce from gossip site - Verve times

“Do të përpiqem të jem nëna më e mirë që mund të jem. Ajo nuk do të më humbë kurrë. Faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen tuaj. Po kalojmë një periudhë të vështirë në jetën tonë”, vazhdon 53-vjeçarja.

Aktorja e njohur ka nisur edhe një fushatë “GoFundMe” ku pretendon të mbledhë 25.000 dollarë për të paguar një avokat.

“Aktualisht nuk kam avokat dhe nuk mund ta paguaj. Nëse nuk paraqitem para gjykatësit do të jem fajtore për mospërfillje të gjykatës. Nuk e kam idenë se çfarë do të ndodhë në atë moment me mua dhe fëmijët e mi”, përfundon aktorja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al