25 Maj, 2020

“Nuk jemi dele”- Florjan Binaj reagon ashpër ndaj Ramës: Nuk pranoj ti bindem urdhrave të një njeriu që …


Florjan Binaj është mes personazheve të njohur që kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të kryeministrit Edi Rama, për ndalimin e qarkullimit me automjete në fundjavë veçanërisht ditëve të diela.

Në një postim në rrjetet sociale, aktori i njohur i humorit shkruan se refuzon të pranojë t’i bindet urdhrave të një njeriu që mohon lirinë e qytetarëve, duke mos e përmendur direkt kryeministrin Rama.

Ndërsa shtoi se ai dhe qytetarët nuk janë dele që të mund t’i kufizojë lirinë.

“Unë nuk pranoj ti bindem urdhrave të një njeriu që shkel të drejtat e mia duke më mohuar lirinë time në emër të surrealizmit të tij. Ti mund të jesh çfarë të duash por unë dhe qytetarët e këtij vendi nuk jemi dele,”- shkroi Binaj.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al