8 Dhjetor, 2021

Nuk është seksi jashtëmartesor, Papa Françesku tregon kush janë dy mëkatet më të rënda të njeriut


Papa Françesku ka deklaruar se seksi jashtëmartesor nuk është “mëkati më i rëndë”.

papa francesku

Gjatë një deklarate për gazetarët ndërsa udhëtonte nga Italia në Greqi, kreu i Kishës Katolike, u shpreh: “Mëkatet e trupit, s’janë më të rëndat, por krenaria dhe urrejtja.”

Papa u pyet gjithashtu në lidhje me dorëheqjen e Kryepeshkopit të Parisit, Michel Aupetit, pasi një revistë franceze pretendoi se ai kishte pasur marrëdhënie intime me një grua.

Ndërkohë, kryepeshkopët dhe anëtarët më të lartë të Kishës Katolike ndjekin beqarinë klerikale, që do të thotë se nuk kryejnë marrëdhënie seksuale dhe nuk tundohen nga seksi.

“Ne të gjithë jemi mëkatarë. Kur thashethemet shtohen e shtohen dhe i dëmtojnë emrin e mirë dikujt, ai nuk mund të qeverisë”, tha Papa.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al