Aktori Alec Baldwin ka folur për herë të parë për incidentin tragjik ku qëlloi aksidentalisht për vdekje drejtoreshën e fotografisë, Halyna Hutchins gjatë xhirimeve të filmit “Rust”.
Ai tha për “ABC News” se nuk e ka tërhequr këmbëzën e armës.
“Këmbëza nuk u tërhoq! Unë nuk e tërhoqa këmbëzën”, tha Baldwin në një video të shkurtër të prerë nga intervista e tij.
Aktori u shpreh se nuk e kishte idenë që brenda pistoletës kishte një plumb të vërtetë.
“Dikush ka futur një plumb të vërtetë në armë, një plumb që as nuk supozohej të ishte në sheshxhirim”, tha ai.
Ndërsa foli edhe për drejtoreshën e fotografisë që mbeti e vdekur, duke thënë: “Të gjitha ata që punon me të e donin dhe e admironin”, teksa shtoi se akoma nuk e beson çfarë ka ndodhur.
Kur u pyet rreth të shtënave me armë që i morën jetën Hutchins, ai pohoi se kjo është gjëja më e keqe që i ka ndodhur ndonjëherë.
Ndërkohë intervista e plotë e aktorit do të transmetohet mbrëmjen e së enjtes.
/Panoramaplus.al
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al