24 Shtator, 2021

“Nuk e nxjerr dot nga mendja”/ Pasi zbuloi se e tradhtonte, 26-vjeçari kërkon që ish-partnerja e tij të…


Tradhtia nuk mund të kalohet lehtë, prandaj një 26-vjeçar ka treguar për “Dear Deidre” të “The Sun” se nuk mund ta nxjerrë nga “koka” ish të dashurën e tij.

tradhti (3)

Ndonëse qëndronin bashkë vetëm për marrëdhënie seksuale, ai thotë se tradhtia e ka lënduar shumë. Ja rrëfimi i plotë:

Nuk mund ta largoj ish të dashurën time të pavlerë nga mendja dhe më duket se e di arsyen.

Ajo është 26 vjeç dhe unë jam 28 vjeç. Marrëdhënia jonë ishte vetëm seks. Ne qëndruam bashkë për gati një vit, por u ndamë gjashtë javë më parë. Zbulova se ajo më kishte tradhtuar pasi gjeta disa mesazhe në telefonin e saj. Ajo nuk ishte në dijeni se e kisha zbuluar këtë. Gjithashtu, vuan nga çrregullimi bipolar.

Unë me të vërtetë nuk e kuptoj pse nuk mund ta largoj nga mendimet e mia. Nuk kam qenë i dashuruar me të. Ajo ishte egoiste, e pamatur dhe e pakujdesshme, por jeta jonë seksuale ishte e pabesueshme.”

“Dear Deidre” thotë:

Tradhtia është e vështirë të kalohet lehtë, por nuk duket se seksi ishte gjithçka që vërtet dëshironit me të.

Ndoshta ju do të kishit preferuar një marrëdhënie të vërtet, por gjithçka që ajo ju ofronte ishte vetëm seks. Duhet t’i premtoni vetes se do të hapni një kapitull të ri në jetën tuaj, ku do të gjeni një person që do të dëshirojë po aq sa ju të ketë një marrëdhënie të shëndetshme dhe të vërtet”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al